Site icon PrishtinaPress

Escobar për Kurtin e Bislimin: Ne për integrime, ata flasin vetëm për Serbinë

Zëvendësndihmësekretari Amerikan i Shtetit i cili ka ardhur në Kosovë për të bindur Kryeministrin Kurti për kërkesa e SHBA’së dhe BE’së për qetësimin e situatës në Veri, ka folur për atë se a duhet të krijohet Asociacioni para apo pas zgjedhjeve. Escobar nuik ka dhënë përgjigje në këtë pyetje duke e gjuajtur topin tek BE.

“Shiko sekuencimin do t’ia lë BE’së dhe z.Lajcak. Pozicioni ynë është që marrëveshja duhet të realizohet menjëherë. Nuk mund ta injoorjmë Asociacionin që është në marrëveshjen e Brukselit, Ohrit dhe në konkluzionet e Këshillit Europian, pra do të ndodhë pyetja është me kë dhe sa gjatë duhet të presim” ka thënë Escobar.

“ Ne e dimë se si duhet të duket Asociacioni, e dimë se si nuk duhet të duket,  vetëm se duhet të fillojmë tani. Statutin mund ta kemi për një ditë  s’e kuptoj vonesën. Pra, për mua kjo ka të bëjë me atë që Kosova ta definojë vetën me vlerat e saj jo nga Serbia por me komunitetin euroatlantik 700 milonë banorësh. Pra ne duam të definoheni në këtë mënyrë” ka thënë diplomati amerikan.

Por duke folur rreth Asocacionit dhe integrimeve europiane,  Escobar ka thënë se krejt cka dëgjojnë nga Kurti dhe Bislimi është Serbia.

“Ne kur po flasim me këtë kryeministër dhe zv.kryeministër, krejt ajo cka duan është të flasin për Serbinë, ne duam të flasim për integrim më të madh” ka thënë Esobar.

Tutje ai ka folur për përfitimet e Kosovës me formimin e Asocacionit.

“Me një Asociacion me kushte europiane me mbrojtje të pakicave  unë do të kem  një platformë me të cilën mund të shkojë te vendet tjera europiane dhe t’u them se ata bënë atë që kërkuam dhe se ne duhet të lëvizim përpara që Kosova të ketë më shumë përfitime. Por unë nuk mund ta bëjë këtë nëse Kosova nuk e bën pjesë e saj për marrëveshjen” ka thënë ai.

 

Exit mobile version