Emsiari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në një takim me gazetarët ka folur për atë çfarë po ndodh aktualisht lidhur me veriun, për raportin e SHBA-së me Kosovën dhe për qëndrimet aktuale të kryeministrit Albin Kurti.
Escobar ka thënë se i vjen keq që ndodhet në Kosovë në këto rrethana dhe ka thënë se raporti i SHBA-së me Kosovën është raport në mes të vendeve dhe njerëzve dhe si i tillë nuk ndryshon.
Ai ka thënë se SHBA do të vazhdojë të jetë përkrahëse e Kosovës.
“Më vjen keq që të jem këtu në këto kushte. Por dua të theksoj për njerëzit, që raporti i SHBA-së dhe Kosovës është përmes njerëzve të vendeve tona, dhe ai është i fortë dhe nuk ndryshon. Ne do të vazhdojmë të jemi mbështetësi juaj në komunitetin ndërkombëtar. Ne jemi të përkushtuar për pavarësinë tuaj, integritetin territorial, sigurinë dhe perspektivën ekonomike. Kur flas me njerëzit gjithandej vendit dhe kosovarët që vijnë në Washington, gjithmonë flasim për mundësitë e mëdha që ekzistojnë mes dy vendeve tona”, ka thënë Escobar.
Ai tutje ka thënë se shpreson që njerëzit të kuptojë çfarëdo problemi që SHBA ka me kryeministrin Kurti dhe që të mos ndikohet sentimenti i raporteve me Amerikën. Ai ka thënë se i dhemb kur sheh që disa njerëz mendojnë se SHBA-ja në një far forme po e shfrytëzon apo drejton raportin me Kosovën në favor të Serbisë.
“Shpresoj që njerëzit e kuptojnë që çfarëdo vështirësi që kemi me kryeministrin, nuk e ndikon këtë sentiment. Por kemi disa sfida në raportin ndër shtetëror duke punuar me kryeministrin. E dini, do të jem shumë i sinqert. SHBA ka qenë mbështetës juaj më i madh dhe më dhemb që disa njerëz mendojnë se ne një mënyrë që ne po e drejtojmë raportin tonë me Kosovën në të mirë të Serbisë”, ka thënë Escobar.
Mes të tjerash, Escobar potencon se SHBA qëndron e gatshme gjithmonë për të përkrahur popullin e Kosovës, por thotë se kjo nuk nënkupton që duhet të mbështes individët që nuk e ndajnë instiktin për të bashkëpunuar dhe për t’u koordinuar.