Ai deklaroi se edhe pse për një koalicion qeverisës votat janë jetike, qeveritë paraprake përkundër faktit që kanë pasur vota të mjaftueshme në kuvend, nuk kanë arritur që të çojnë përpara temat e mëdha.
“Votat në Kuvend janë kyqe, Por qeveritë e kaluara kanë pasur edhe një numër më të madh të votave, por nuk kanë arritur që të japin kontribut në disa çështje”, ka deklaruar Hoxhaj në Info Magazinë.
Hoxhaj po ashtu shtoi se temat për të cilat po kërkohet dialog, nuk janë tema të partisë së tij, por janë tema të rëndësishme për shtetin e Kosovës.
“Këto tema nuk janë të PDK-së, por janë të qytetarëve të Kosovës. Ne duhet të krijojmë një lloj klime pozitive në politikën kosovare”, është shprehur ai.
Ndryshe, sot gjatë ditës, deputetja nga rradhët e LDK-së, Vjosa Osmani, kishte thënë se një koalicion i cili ka vetëm 53 vota, nuk mund të gjejë zgjidhje për temat e vogla për vendin, e ndërkaq për ato më të mëdha as nuk duhet të diskutohet.