Site icon PrishtinaPress

Emrat e 199 uzurpatorëve në Komunën e Malishevës (Dokument)

Komuna e Malishevës e ka bërë publike listën e uzurpatorëve të pronës komunale.

Në listën e uzurpatorëve të publikuar më datë 18 korrik nga Komuna e Malishevës, figurojnë 199 uzurpues të pronës komunale.

Këto lista sipas dokumentit të publikuar janë përpiluar nga regjistri i lëndëve për uzurpime, që gjenden në Shërbimin Pronësor të Drejtorisë për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë, të pronave në pronësi të Kuvendit Komunal Malishevë.

Me tej në dokumentin me 199 uzurpatorët e publikuar, thuhet se aty nuk figurojnë edhe rastet të cilat janë në procedura të hapura administrative dhe se deri në vendimet përfundimtarë nuk mund të shpallen uzurpues.

“Nuk janë marrë për bazë lëndët për të cilat është filluar procedura administrative për trajtimin e uzurpimit, por që nuk është marrë aktvendim për shpalljen uzurpues”, thuhet në dokumentin me emrat e publikuar të uzurpatorëve.

Sipas Komunës së Malishevës, në të njëjtën listë, për shkak të kohës së gjatë që ka kaluar, mund të figurojnë edhe emra të personave të vdekur.

“Për shkak të kohës së gjatë që ka kaluar prej se janë regjistruar këto lëndë, kjo gjendje e paraqitur mund edhe të ketë ndryshime, lirim ose rritje e sipërfaqes të pronës komunale të uzurpuar, disa emra të personave që janë evidentuar në këto lista mund të mos jenë gjallë, apo ndonjë ndryshim tjetër si rezultat i projekteve komunale, vendimeve administrative apo gjyqësore”, duhet në fund të dokumentit me emrat e 199 uzurpatorëve të pronës komunale.

Komuna e Malishevës në këtë dokument thekson se do të vazhdojnë t’i shqyrtojmë rastet e reja të uzurpimeve, lëndët për të cilat nuk ka vendime dhe rishqyrtimin e rasteve tek të cilat ka ndryshuar gjendja.

Kryetari Begaj në emisionin “Debat Përnime” kishte thënë se tashmë në faqen e komunës janë të publikuara listat e pronave të komunës, pronat e komunës që janë dhënë në shfrytëzim dhe lejet e dhëna për ndërtim.

LISTA ME EMRA TË UZURPATORËVE – KLIKONI MBI KËTË LINK

 

Exit mobile version