Site icon PrishtinaPress

Emisari gjerman deklarohet pas takimit të djeshëm me Kurtin

Përfaqësuesi Special i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, ka thënë pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin se Gjermania do të bëjë gjithçka që ta bëjë më të suksesshëm e Procesin e Berlinit.

Po ashtu ai e ka quajtur Kurtin mik dhe partner, duke thënë se Kosova dhe Gjermania do ta vazhdojnë bashkëpunimin,

“Dje u takova me Albin Kurtin në Prishtinë. Gjithmonë është mirë të jesh në Kosova dhe të flasësh me të si mik dhe partner. Gjermania dhe Kosova duan ta bëjnë të suksesshëm Procesin e Berlinit”, ka shkruar ai në Twitter, të enjten.

Më parë për këtë takim është deklaruar edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

“Diskutuam nevojën e marrëveshjes ligjërisht të detyrueshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me në qendër njohjen reciproke në dialogun e Brukselit dhe zbatimin e Tregut të Përbashkët Rajonal në kuadër të Procesit të Berlinit”, ka shkruar Kurti në Twitter, të mërkurën.

Kurti për Procesin e Berlinit ka folur edhe gjatë një konference për media të mërkurën.

Ka thënë se bashkë me Shqipërinë janë duke u përgatitur për takimin e radhës në kuadër të kësaj iniciative.

Takimi i ardhshëm do të jetë i pari për kancelarin gjerman, Olaf Scholz.

Kancelari gjerman e ka vizituar Kosovën që në fundin e parë të mandatit. /Prishtinapress/

Exit mobile version