Një rast i dhunimit raportohet se ka ndodhur të hënën e 12 shtatorit në Prishtinë.
Një person ka raportuar në polici se dyshon që dikush ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzën e tij.
“Prishtinë 12.09.2022 – 19:00. Ankuesi mashkull ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, dyshon se ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzën e tij viktimën femër”, thuhet në raportin e policisë.
Viktima është dërguar në strehimore.
I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.
Rasti në polici është hapur si “Dhunim”./Prishtinapress/