Site icon PrishtinaPress

EKSKLUZIVE: Haradinaj shkarkon kreun e AKI-së, Driton Gashin (Dokument)

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj i ka kërkuar zyrtarisht kreut të Agjencisë Kosovare për Inteligjencë, Driton Gashit, lirimin e menjëhershëm nga përgjegjësia e Drejtorit të AKI-së.

Indeksonline ka siguruar letrën e kryeministrit Haradinaj dërguar kreut të AKI-së ku i kërkohet largimi i menjëhershëm.

Kërkesa e Haradinajt ka efekt të menjëhershëm.

Haradinaj në letrën drejtuar Gashit thotë se “dje nga të gjithë mekanizmat e sigurisë kam pranuar raportime zyrtare lidhur me çështjen e ndërprerjes së leje qëndrimin, ndalimit dhe deportimit urgjent dhe të fshehtë të gjashtë qytetarëve turq nga territori i Republikës së Kosovës në Republikën e Turqisë”, shkruan në vendimin e Haradinajt.

“Dua edhe njëherë të potencoj se veprimet e djeshme në këtë rast ishin tërësisht të papranueshme dhe në kundërshtim me vlerat dhe parimet tona si popull dhe si shtet. Duke marrë parasysh se si kryeministër i Kosovës nuk kam qenë paraprakisht apo me kohë fare i informuar nga Agjensia që ju drejtoni, kërkoj nga ju: Lirimin e menjëhershëm nga përgjegjësia e Drejtorit të AKI-së”, shkruan ndër të tjera në letrën e Haradinajt dërguar Gashit.

Më poshtë gjeni vendimin:

T
Exit mobile version