Policia e Kosovës nuk ka dhënë asnjë informacion lidhur me arrestimin e 6 qytetarëve të Turqisë në Kosovë.
Ndonëse dje janë arrestuar këta persona ku pesë prej tyre kanë qenë zyrtarë të kolegjit “Mehmet Akif”, në Prishtinë, në raportin 24 orësh të policisë nuk është dhënë asnjë informacion për arrestimin e tyre.
Zakonisht policia për raste që ndodhin gjatë 24 orëve të fundit jep informacione në raport, por për rastin e arrestimit të tyre, i cili ngjalli reagime të shumta nuk është dhënë asnjë detaj.
Te enjten 6 qytetarë turk janë arrestuar, pas vendimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme për revokim të lejeve të qëndrimit në Kosovë.
Ende nuk është e qartë nëse qytetarët turq të arrestuar janë dëprtuar në Turqi, apo ndodhen në Kosovë.