Site icon PrishtinaPress

Edhe 103 raste me coronavirus dhe 96 pacientë të shëruar

Ministra e Shëndetësisë në një konferencë për media ka bërë të ditur se më 16 korrik 2020, në Laboratorin e Mirkobilogjisë Molekulare nga 459 mostra të testuara, pozitive kanë rezultuar 103 raste.

Deri më tani numri i të infektuarve ka arritur në 5,472 nga 30 mijw e 05 persona të testuar, me gjithsejtë 124 raste të vdekjes.

Me 16 korrik janë shëruar edhe 96 pacientë kurse numri i të shëruarve ka arritur në 2,640, ndërkaq raste aktive janë 2, 708.

Dr. Xhevat Jakupi ka njoftuar poashtu se rastet pozitive janë nga: Prishtina 28 raste, Podujeva 16 raste, Ferizaj 12 raste, Mitrovica 10 raste, Drenasi 7 raste, Prizreni 6 raste, Gjilani 5, Vushtrria 5, Fushë Kosova 5 raste, Shtime 4 raste, Suhareka 3 raste,  dhe Kaçaniku e Skenderaj me nga 1 rast.

Exit mobile version