Ka vdekur i riu nga Juniku, Betim Gacaferi. Ai u rrokullis me traktor gjatë bartjes së druve.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi. Ai ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur në Bjeshkët e Gjocajt.
Sipas tij, i riu ka vdekur në vendin e ngjarjes.
“Rreth orës 15:45 policia është njoftuar se në bjeshkët e Gjocajt një person është rrokullisur me traktor. Policia dhe mjekët kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes ku edhe është konstatuar vdekja e tij. Personi është i moshës së re, por nuk e di saktë në cilin vit ka lindur” , ka thënë Gashi.
Betim Gacaferi ishte kandidat i AAK-së për kuvendin komunal në Junik.