Një aksident me fatalitet ka ndodhur para pak orësh në Carralevë, ky dyshohet se një persona ka humbur jetën si shkak i plagëve të marra pas aksidentit.
Rastin e ka konfirmuar Shaqir Bytyqi, zëdhënës i policisë për rajonin e Prizrenit, ku tha se një person ka humbur jetën dhe se bëhet fjalë për 42-vjeçarin me inicialet J.G.
Bytyqi tha se në aksident janë të përfshirë një veturë dhe një autobus.
“Me datë 13.02.2025, rreth orës 18:25 nga policia në Ferizaj, policia e Rajonit të Prizrenit është njoftuar për një aksident Trafiku në Carralevë. Aksidenti ka ndodhur në mes një veture dhe autobusi. Menjëherë janë thirrur të gjitha ekipet e nevojshme për të dal në vend ngjarje. Rreth orës 19:00 nga Patrulla policore e trafikut Rajonal-Prizren është marr informatë se aksidenti është me fatalitet dhe se ka humbur jetën J. G., mashkull i moshës rreth 42 vjeç nga Suhareka. Në vend ngjarje janë të gjitha ekipet përgjegjëse si dhe eprore te Stacionit Policor Suharekë dhe të Trafikut Rajonal-Prizren”, tha Bytyqi.