Site icon PrishtinaPress

I vrari në Skenderaj ishte nip i Hysni Gucatit: Lajmi për vdekjen tënde na preku thellë të gjithëve

Personi i vrarë sot në qytetin e Skenderajt ishte nip i kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati.

Ky i fundit, në profilin e tij në “Facebook”, ka shprehur dhimbjen për vrasjen e nipit.

“Nipi ynë Ismet, lajmi për vdekjen tënde na preku thellë të gjithë, u largove nga kjo botë në vitet e tua më të mira, ishe ai djali energjik, për të gjithë gjeje kohë, humori yt ishte briliant, kështu si të njohem do të mbajmë mend për atë djalin më humorin më të mirë dhe më një zemër të pastër”, ka shkruar Gucati.

Exit mobile version