Dy persona janë arrestuar dhe më pas janë dërguar në mbajtje, pasi dyshohet se e kanë sulmuar fizikisht një zyrtar policor.
Të dyshuari dhe viktima kanë pranuar tretman mjekësor.
Me urdhër të prokurorit të dyshuari janë dërguar në mbajtje.
“Rr. Fahri Fazliu, Prishtinë 12.07.2023 – 17:40. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë për shkak se e kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar zyrtar policor. Si pasojë e sulmit viktima dhe dy të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.