Site icon PrishtinaPress

Drilon Çoçaj sot performon në Vushtrri

Kitaristi kosovar Drilon Çoçaj nga sot do të nis turneun koncertal nëpër disa qytete të Kosovës.
Përmes një komunikate për media është bërë e ditur se pikëndalesa e parë do të jetë qyteti i Vushtrrisë, përkatësisht një nga monumentet më të rëndësishme të trashëgimisë kulturore në vend, kalanë e Vushtrrisë.
Koncerti recital përfshinë vepra nga John Doëland, J.S.Bach, M.M.Ponce dhe Schubert-Mertz, transmeton Koha.net.
“Koncerti, i cili do të nisë në orën 19:00 është bërë i mundur me përkrahjen e Komunës së Vushtrrisë. Ndërsa ky turne koncertal është iniciative e kitaristit Drilon Çoçaj do të përmbyllet në Prishtinë në kuadër të eicionit të 11-të Festivalit DAM”, thuhet në komunikatë.
Drilon Çoçaj, i lindur në Prizren ka përfunduar studimet për kitarë në Fakultetin e Arteve – Dega e Muzikës në Universitetin e Prishtinës në klasën e prof. Xhevdet Sahaxhija. Ka koncertuar në Kosovë, Mal të Zi dhe Gjermani. Është anëtar i Shoqatës së Kitaristëve të Kosovës.

Exit mobile version