Kryesia e Lidhjes se Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, vlerëson se heqja nga rendi i punës se Kuvendit të Republikës se Kosovës të pikës se miratimit të Marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi, është humbje e besimit të kryeministrit Isa Mustafa, nga vet ana e deputetëve të Kuvendit të Republikës se Kosovës.
Kryesia e LHK “Ali Hadri” dega në Deçan, vlerëson se në këto rrethana të krijuara në vend, zgjidhja e vetme është dorëheqja e kryeministrit Isa Mustafa, dhe ky vendim do të ju hap rrugë zhvillimit të proceseve në vend dhe do t’i hapë perspektivë jetës më të mirë për gjithë shoqërinë në vendin tonë.
“Dorëheqja e juaj, është akti me i mirë në këto rrethana”, thuhet në letrën e kësaj organizate.
“Dorëheqja e juaj, është akti me i mirë në këto rrethana”, thuhet në letrën e kësaj organizate.