Moskoordinimi i partnerëve të koalicionit është arsyeja kryesore e tërheqjes së Demarkacionit nga votimi në Kuvend. Qeveritarët zotohen se Marrëveshja me Malin e Zi do të procedohet sa më shpejt në Kuvend, ndërsa opozita kërkon që kjo çështje të konsiderohet “e vdekur”
Partnerët e mëdhenj të koalicionit, Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, nuk janë koordinuar me partnerin tjetër, Listën Serbe, për ratifikimin e Marrëveshjes së Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, prandaj serbët nuk kanë marrë pjesë në seancën kur është dashur të ratifikohet kjo marrëveshje. Por, tani përfaqësuesit e Qeverisë thonë se në periudhën deri në riprocedimin e Demarkacionit në Kuvend do të zhvillojnë konsultime me subjektet politike dhe me deputetët për ta sqaruar këtë çështje.
Opozita kërkon nga Qeveria që të mos e riprocedojë më këtë Marrëveshje pas tërheqjes nga Kuvendi, më 1 shtator. Opozitarët thonë se nëse pushteti këmbëngul në ratifikimin e Marrëveshjes së 25 gushtit 2015, situata do të tensionohet.
Faton Abdullahu, këshilltar i kryeministrit të vendit, ka thënë se Demarkacioni do të procedohet tutje përsëri në Kuvend pa vonesë, por me krijimin e rrethanave optimale dhe të përshtatshme për këtë çështje.
“Kjo do të ndodhë pa prolongime të pajustifikueshme, për shumë arsye tashmë të njohura e një nga më të rëndësishmet është shënjimi i vijës kufitare ndërmjet shtetit tonë dhe Malit të Zi, me çka kështu vazhdojmë procesin e shtetndërtimit edhe në këtë formë, duke mos përjashtuar edhe normalizimin e raporteve me fqinjët, si dhe shfrytëzimin e mundësisë së mirë për heqjen vizave për qytetarët tanë”, ka deklaruar Abdullahu.