Site icon PrishtinaPress

Dorëheqje e madhe në kryesinë e FFK-së!

Sekretari i FFK-së, Eroll Salihu ka dhënë dorëheqje nga pozita e tij.

Indeksonline mëson se Salihu ua ka komunikuar dorëheqjen drejtuesve të lartë të Federatës.

Salihu mbante njërën nga pozitat kryesore në FFK dhe kishte mandat të përhershëm.

Indeksonline edhe më parë ka raportuar për konflikte në mes të Sekretarit Salihu dhe kreut të FFK-së, Agim Ademi.

Kujtojmë se Ademi është dënuar me burg për një vepër penale por që lënda e tij është rikthyer në rigjykim.

Exit mobile version