Në 24 orët e fundit në Kosovë janë raportuar dy viktima nga COVID-19.
Gjatë kësaj kohe janë regjistruar edhe 195 raste të reja të infektuara me këtë virus.
Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.
16 persona janë shëruar nga COVID-19.
Njoftimi i MSH’së:
#Bashkëiadalim 05 Gusht 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 9.537 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 469.857 doza të vaksinës.
Deri më sot 164.290 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Nga 3.730 testime, 195 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 2 raste të vdekjes.
Sot janë shëruar 16 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.704.
Në total numri i rasteve aktive është 1065.
Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB
Mbani maskat!
Respektoni distancën!
Mbani higjienën!