Dogana ndalon 121 telefona celularë pa dokumentacion në Gjakovë

Dogana e Kosovës ka ndaluar 121 telefona celularë të markave iPhone dhe Samsung gjatë një operacioni kontrolli në Gjakovë, pasi për pajisjet nuk është paraqitur dokumentacioni për prejardhjen e tyre dhe përmbushjen e detyrimeve doganore.

Sipas njoftimit të Doganës, operacioni është realizuar nga njësitë e Sektorit të Antikontrabandës, të cilat kanë kontrolluar një subjekt afarist që merret me tregtimin e telefonave celularë dhe pajisjeve elektronike.

Kontrollet më pas janë zgjeruar edhe në një banesë, të cilën pronari i biznesit e shfrytëzonte si depo për ruajtjen e mallrave. Në të dy lokacionet janë gjetur telefona të rinj dhe të përdorur të markës Apple, si dhe telefona Samsung.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img