Site icon PrishtinaPress

Dimër i vonë, Drejtoria e Shërbimeve Publike nis heqjen e borës në Prishtinë

Nata e sontme është shoqëruar me reshje bore në kryeqytet.

Madje, në disa zona, reshjet e borës kanë qenë të dendura.

Kjo ka bërë që të ndërhyjë Drejtoria e Shërbimeve Publike, për të mirëmbajtur rrugët dhe pastruar ato nga bora.

Kështu ka bërë të ditur i pari i kësaj Drejtorie, Ilirik Musliu.

“Ekipet në teren, po vazhdon mirëmbajtja e rrugëve pas të reshurave të borës” shkroi Musliu në Facebook, duke ndarë fotografi nga terreni.

Exit mobile version