Dheu i shembur është ende mbi shtëpinë e tij.
Fatkeqesia që i ndodhi familjes Krasniqi në lagjen Emshir të Prishtinës, i detyroi ata të largohen prej aty.
Nga sasia e madhe e ujit aty, lagështia ka kapluar të gjithë shtëpinë.
Tash e dy muaj gjashtë anëtarët e familjes jetojnë me qira, nga frika se një gjë e tillë mund t’iu ndodhë sërish.
Nga drejtoria e Inspekcionit në komunën e Prishtinës këtë vend e konstatuan me rrezikshmëri të lartë dhe thanë që do të ndërmarrin masa për këtë familje.
Krasniqi thotë se komuna nuk i ndihmoi ata me ndonjë zgjidhje alternative siç u pati premtuar, andaj familjes së tij nuk i ka mbetur zgjidhje tjetër veç të kthehen aty sërish.
Pas reshjeve të shiut, këtë të shtunë zyrtarët e Inspekcionit të Komunës erdhën aty dhe e rrethuan zonën me shirita.
E pasi nuk mori asnjë përgjigje nga institucionet, Krasniqi bën thirrje të vazhdueshme që dikush t’i del në ndihmë.
Sipas tij e gjithë kjo ndodhi pasi në pjesën e sipërme të shtëpisë, po ndërtohen një sërë banesash, nga kanalet e të cilave uji vjen në shtëpinë e tij.
T7 kontaktoi me kompaninë në fjalë për të marrë vesh se cili ishte shkaku i shembjes së dheut, por nga ta nuk dhanë përgjigje gjatë së shtunës.
As nga drejtoria e Inspekcionit nuk u përgjigjën për këtë temë gjatë ditës.