Site icon PrishtinaPress

Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme lejon përmbylljen e procesit të likuidimit edhe për 14 Ndërmarrje

Agjencia Kosovare e Privatizimit njofton se ka pranuar 14 Aktvendime të lëshuara nga Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme të Kosovës.

Ne këto aktvendime u mundësua përmbyllja e procesit të likuidimit edhe për 14 Ndërmarrje Shoqërore të listuara më poshtë:

  1. NSh Metalografika me seli në Ferizaj
  2. NSh Fertrans me seli në Ferizaj
  3. Stacioni i Veterinës me seli në Ferizaj
  4. Kinemaja e qytetit me seli në Gjilan
  5. Universiteti i punëtorëve me seli në Ferizaj
  6. Stacioni i Veterinës Skenderaj me seli në Skenderaj
  7. Fabrika e ushqimit të kafshëve “Klinapremix” me seli në Zona Industriale – Klinë
  8. Fabrika e Farës Dardania me seli në Zona Industriale – Klinë
  9. Fabrika e këpurdhaveShampinjoni i Kosovës me seli në fshatin Jashanicë -Klinë
  10. NT Petrans me seli në Pejë
  11. KB Orllan me seli në Orllan-Podujevë
  12. Kosova Control me seli në Rr.BillKlinton – Prishtinë
  13. KB Mushtishti me seli në Mushtisht – Suharek,
  14. NSh Partizan Babush me seli në Babush – Ferizaj

“Agjencia, në pajtim me Ligjin, më parë ka parashtruar kërkesa në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës për aprovim të Raporteve Përfundimtare dhe rrjedhimisht lejimin e mbylljes së procesit të likuidimit për këto NSh, ndërsa Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme të Kosovës përmes këtyre Aktvendimeve i ka aprovuar këto Raporte Përfundimtare dhe ka dhënë leje për mbylljen e procesit të likuidimit për NSh-të e lartcekura”, thuhet nw komunikatën e AKP-sw.

Tutje AKP, thotë se si rrjedhojë pas Aktvendimit të fundit të DhPGjSK-së numri i NSh-ve për të cilat deri më tani është përmbyllur procesi i likuidimit në tërësi ka arritur në 31 NSh.

Njëkohësisht, Gjykata ka caktuar një afat prej 21 ditësh për ndonjë ankesë eventuale ndaj këtij Aktvendimi dhe pas kalimit të këtij afati ky aktvendim bëhet i plotfuqishëm dhe njoftimet për përmbyllje të likuidimit për këtë subjekt Agjencia Kosovare e Privatizimit do t’ia dërgoj institucioneve relevante ashtu siç parashihet me Ligjin e AKP-së.

Pas kalimit të afatit ligjor të ankesave, Raportet Përfundimtare do të postohen në web faqen zyrtare të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (www.pak-ks.org).

Exit mobile version