Gjatë ditës së djeshme në Vushtrri është raportuar për një vdekje të dyshimtë.
Nga Policia e Kosovës është raportuar se në shtëpinë e saj, viktima e gjinisë femërore është gjetur pa shenja jete, raporton lajmi.net.
Vdekjen e viktimës në vendin e ngjarjes e ka konstatuar mjeku kujdestar.
Rastit i janë përgjigjur njësitet relevante policore, prokurori i shtetit.
Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.