Dhjetëra kontrata nën hetim, IPK rekomandon suspendimin e drejtorit të prokurimit në Polici

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka rekomanduar suspendimin nga detyra të drejtorit të prokurimit në Policinë e Kosovës, ndaj të cilit po zhvillohet një hetim paraprak për dyshimet për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe konflikt interesi.

Sipas njoftimit të IPK-së, dyshimet lidhen me proceset e prokurimit publik dhe përfshijnë dhjetëra kontrata të realizuara përmes procedurave të negociuara dhe konfidenciale.

Hetuesit janë duke shqyrtuar mënyrën e zhvillimit të këtyre procedurave, vendimmarrjen dhe respektimin e kritereve dhe detyrimeve ligjore nga personat përgjegjës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img