Site icon PrishtinaPress

Deputetit Shkëmb Manaj ia shpërthejnë gomat e veturës

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shkëmb Manaj, ka njoftuar se dikush ka shpërthen gomat e veturës së tij në garazhin e objektit ku banon.

Manaj, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se rastin e ka lajmëruar në Policinë e Kosovës dhe ka kërkuar që të zbardhet në tërësi.

Deputeti këtë ndodhi e ka lidhur me aktivitetin e tij si politikan dhe shkruan se nuk mund askush ta ndalojë në përfaqësimin e qytetarëve.

“Unë, asnjëherë në jetën time nuk kam pasur dhe nuk kam asnjë problem personal me askënd. Prandaj, nëse ky veprim i ultë është tentim që unë të ndalem nga puna ime e përfaqësimit të qytetarëve në Kuvend të Republikës dhe nga angazhimi i çdo ditshëm për fuqizimin e shtetit ligjor dhe të së drejtës, e kanë gabim, sepse nuk ka forcë që me ndal nga ky përkushtim”, ka shkruar Manaj.

Postimi i Manajt:

“Të nderuar miq,

Të dashur qytetarë të Republikës,

Sot rreth ores 11:00 kam vërejtur se katër gomat e vetures time, brenda garazhes në banesën ku banoj, janë shpërthyer, si rrjedhojë e shpuarjes me thikë.
Rasti është lajmruar në polici, e cila ka reaguar me shpejtësi dhe e ka kryer punën e saj me profesionalizëm. Me këtë rast e falënderoj Policinë e Kosovës dhe kërkoj që rasti të trajtohet dhe të zbardhet në tërësi.

Unë, asnjëherë në jetën time nuk kam pasur dhe nuk kam asnjë problem personal me askënd. Prandaj, nëse ky veprim i ultë është tentim që unë të ndalem nga puna ime e përfaqësimit të qytetarëve në Kuvend të Republikës dhe nga angazhimi i çdo ditshëm për fuqizimin e shtetit ligjor dhe të së drejtës, e kanë gabim, sepse nuk ka forcë që me ndal nga ky përkushtim.

Duke marr paraysh që rasti është tani në procedurë hetimore, kërkoj mirëkuptimin e mediave që përtej këtij njoftimi, nuk mund të jap deklaratë tjetër, lidhur me këtë rast”, ka shkruar Manaj.

Exit mobile version