Site icon PrishtinaPress

12 të vdekur dhe 462 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka njoftuar sot (e diel) se  gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 12 viktima nga coronavirusi, kurse edhe 462 persona janë infektuar me këtë virus nga 1, 314 teste të kryera.

Sipas raportit ditor të IKSHPK-së, gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1,314 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 462 raste pozitive.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 12 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 2 raste (80, 72 vjeç), Malishevë 2 raste (78, 60 vjeç), Prizren 1 rast (79 vjeç), Mitrovicë 1 rast (69 vjeç), Pejë 1 rast (83 vjeç), Vushtrri 1 rast (80 vjeç), Kamenicë 1 rast (74 vjeç), Gjakovë 1 rast (85 vjeç), Podujevë 1 rast (51 vjeç), Istog 1 rast (82 vjeç)”, thuhet në njftim, përcjell Telegrafi.

Numri total i rasteve pozitive është 46,580 raste nga 163,221 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1,198 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 536 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 33,600 raste, kurse numri i rasteve aktive është 11,782.

“Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 175 raste, Mitrovicë 55 raste, Fushë-Kosovë 30 raste, Podujevë 27 raste, Ferizaj 22 raste, Lipjan 21 raste, Vushtrri 16, Prizren 14 raste, raste, Gjilan 11 raste, Suharekë 11 raste, Drenas 9 raste, Kamenicë 9 raste, Viti 9 raste, Obiliq 8 raste, Skenderaj 8 raste, Gjakovë 6 raste, Pejë 6 raste, Istog 5 raste, Kaçanik 4 raste, Deçan 3 raste, Graçanicë 2 raste, Klinë 2 raste, Malishevë 2 raste, Rahovec 2 raste, Shtime 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Dragash, Hani i Elezit dhe Kllokot”, njofton IKSHPK. 

Exit mobile version