Site icon PrishtinaPress

Deputeti i VV-së: Edhe mua m’kanë rreh si 16 vjeçar, kam ankth në çdo kufi

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha ka reaguar lidhur me rastin e dhunës fizike të ushtruar nga një polic kufitar në Mal të Zi ndaj profesorit shqiptar, Petraq Milo. 

Basha ka treguar se edhe vetë si 16 vjeçar ka qenë viktimë e dhunës së policisë së Sllobodan Millosheviqit dhe shton se edhe pse sot është deputet dhe ka pasaportë amerikane ka frikë në secilin kufi.

“Nervoza e shqiptarëve është fakti se ky ka qenë trajtimi i tyre gjatë gjithë dekadave nën regjimin fashist t’Millosheviçit! M’kanë rreh kur kam qenë vetëm 16 vjeçar! 

Është traumë e fjetur! Sot jam deputet, kam pasaportë dhe në çdo kufi kam ankth!”, ka shkruar Basha.

Exit mobile version