Home Sport Cristiano Ronaldo në Arabi para Vitit të Ri

Cristiano Ronaldo në Arabi para Vitit të Ri

Cristiano Ronaldo është pa skuadër pasi ndërpreu kontratën me Manchester United.

Ai është duke u stërvitur te Real Madridi por e ardhmja e tij është në Arabinë Saudite.

Sipas “Marca”, skuadra arabe Al Nassr është duke e pritur portugetin para Vitit të Ri.

Shteti arab po synon ta vendos veten në hartën e futbollit dhe të synoj organizimin e Kupës së Botës në vitin 2030.

Transferimi i Ronaldos në Al Nassr do të ndihmonte vendin të promovonte edhe më shumë futbollin.

Ronaldo pritet të nënshruaj një kontratë dy vjeçare ku do të përfitoj rreth 200 milionë euro./Prishtinapress/

Exit mobile version