Site icon PrishtinaPress

Krasniqi: Kurti po merret me pasojat e gabimit të tij, po ta dëgjonte Amerikën nuk do të merrej me barrikadat

Profesori universitar, Milazim Krasniqi, ka thënë se i vjen mirë që kryeministri, Albin Kurti ka filluar ta kuptojë rrezikun e viktimave të mundshme nga skenari ruso-serb në veri të vendit.

Krasniqi ka thënë se nëse Kurti do ta kuptonte më herët këtë rrezik do ta shtyente vendimin për targat dhe se po ta dëgjonte Amerikën, Kurti do të merrej me punë të tjera e jo me barrikadat.

Reagimi i Krasniqit vjen pasi Kurti deklaroi se se heqja e barikadave mund të shkaktojë viktima.

Shkrimi i plotë:

“Kurti flet në The Guardian, thotë se heqja e barikadave mund të shkaktojë viktima” (Gazeta Express, 20 dhjetor 2022) Koment: Është shumë mirë që kryeministri Kurti ka filluar ta kuptojë rrezikun e viktimave. Skenari ruso-serb është që të ketë viktima, që të destabilizohet e të zhbëhet Kosova si shtet. Kjo është e qartë. Pardje Maria Zaharova deklaroi se Kosova nuk do të futet në BE, ku ka aplikuar, sepse e pret ferri. Kurti do të duhej ta kuptonte këtë rrezik të skenarit ruso-serb me kohë. Po ta kuptonte me kohë, do të shtynte vendimin për targat për dhjetë muaj siç i tha Eskobari i SHBA. Po ta dëgjonte SHBA-në, sot Kurti do të mirrej me punë të tjera, jo me barrikadat dhe rrezikun e gjakderdhjes.

Më mirë vonë se kurrë” thotë një fjalë, ama duke kuptuar me vonesë, njeriu mirret me pasojat e gabimeve të veta e jo me punët e veta. Kurti saktësisht është duke u marrë me pasojat e gabimit të vet. Dhe çka është më e keqja, edhe pse ka reflektuar, nuk e ka të sigurt se del nga kriza pa viktima, sepse projekti agresiv e gjakatar ruso-serb tashmë ka avancuar shumë. Tash serbët e duan autonominë politike të veriut me negociata, ose shkëputje me gjakderdhje. E pra, Eskobari i ka ditur skenarët ruso-serb, kur bënte rixha për shtyrje të atij m.t-vendimi për targat. P.S. Një sqarim për budallenjtë vullnetar: personalisht kam dëshirë që kryeminstri dhe shteti ynë të dalë fitimtar nga kjo krizë e nga ky ballafaqim me agresionin serb. Por analiza nuk është për t’i bërë qejfin as vetes, as të tjerëve. Analiza bëhet për ta kuptuar gjendjen ashtu si është. (20 dhjetor 2022)./Prishtinapress/

 

 

Exit mobile version