Site icon PrishtinaPress

Çitaku: Kryeministër, në Qeveri duhen vepra

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka shkruar situatën ekonomike në Kosovë.

Ajo përmendi rritjen e çmimeve të produkteve esenciale e rrymës, rritjen e inflacionit dhe radhët për pritje për viza në ambasada.

Çitaku iu drejtua Kurtit duke thënë se “kryeministri ka vendosë me na bindë me fjalë se punët nuk i kemi pasë kurrë më mirë”.

“Kjo është shqetësuese posaçërisht pasë parasyshë dimrin e vështirë që po na pret. Fjalimet kryejnë punë në opozitë Kryeministër, në Qeveri duhen vepra”, ka shkruar Çitaku.

Postimi i plotë:

Në Kosovë janë rritur:

1. Çmimet e produkteve esenciale

2. Çmimi i rymës

3. Inflacioni

4. Rradhët e pritjeve për vizë në Ambasada.

E në ndërkohë, përderisa qeveritë e vendeve në rajonin tonë kanë ndërmarrë masa për të ndihmuar qytetarët, Kryeministri Kurti ka vendosë me u mundu me na binë me fjalë se punë nuk i kemi pasë kurrë më mirë. Kjo është shqetësuese posaçërisht pasë parasyshë dimrin e vështirë që po na pret.

Fjalimet kryejnë punë në opozitë Kryeministër, në Qeveri duhen vepra./Prishtinapress/

Exit mobile version