Site icon PrishtinaPress

Cima me COVID-19, e bija e tij kërkon gjak nga ata që e kaluan virusin

Humoristi Rasim Thaçi – Cima është duke u përballur me COVID-19, prandaj e bija e tij Adelina Thaçi-Meta ka kërkuar gjak prej atyre që e kanë kaluar koronavirusin së fundmi për të marrë antitrupat e tyre.

“Kërkojmë urgjent persona që sapo kanë kaluar covidin, e që kanë grupin e gjakut A pozitiv apo A Negativ, sepse na duhet që përmes gjakut të tyre të ju marrim antitrupat. Kjo është për babin tim, na duhet përmbi 50 Antitrupa Ju faleminderit paraprakisht nëse dikush shpreh vullnetin e ka mundësinë”, ka shkruar ajo në Facebook.

Ajo nuk ka dhënë më shumë detaje lidhur me gjendjen shëndetësore të tij.

Exit mobile version