“Cilën arritje?” – Mehmetaj e njofton të pabesueshmen: Universiteti i Prishtinës planifikon t’u japë tituj ‘arritjesh’ Kurtit dhe Osmanit

Gazetari Lirim Mehmetaj ka bërë të ditur se Universiteti i Prishtinës po shqyrton mundësinë për t’u dhënë tituj ‘arritje të lartë në vend dhe botë’, deputetit Albin Kurti dhe Presidentes Vjosa Osmani. Mehmetaj e quajti këtë veprim të Universitetit “krim” dhe “turp”.

Ai kujtoi, ndër të tjera, “shkeljen e Kushtetutës 12 herë”, “refuzimin për t’iu përgjigjur organeve të drejtësisë”, “bllokimin institucional” dhe “mungesën e çdo përparimi në arsim e në vetë universitet” – duke pyetur nëse këto janë disa nga arsyet për titujt “arritje të lartë në vend dhe botë”.

Reagimi i Mehmetaj:

Kur e pashe mendova fillimisht qe s’eshte e vertete…

Paramendojeni Universiteti i Prishtines po dojka me i nderu me tituj Albin Kurtin e Vjosa Osmanin per “arritje te larte ne vend dhe bote”.

Cilen arritje?

Shkeljen e Kushtetutes 12 here a?

Refuzimin me iu pergjigje organeve te drejtesise a?

Bllokimin institucional a?

Faktin qe edhe mas 5 vjete ne pushtet nuk e ka levize nje gure as per arsim ne pergjithesi e as per universitet ne vecanti a?

Faktin qe e ka mbush Kuvendin me deputete analfabet a?

E Vjosen per cka? Se i rrin mire si servile ketij a? Se i ka shpijat e mira ne Marigone a?

Ej bre, ky s’eshte skandal, ky eshte krim.

Sa e sa patrioti qe ka mbajt burg me nga 20 vjet UP-ja e ka perbuze e tash iu jep tituj dy personave pergjegjes per perpjekje maksimale ne disfunksionalizim total te shtetit.

Turp.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img