Ditët jo shumë të mira janë të pranishme për këdo, ku shpesh ndodh të shoqërohen edhe me lot. Dikush më shumë apo dikush më pak, mënyrat e shprehjeve të ndjesisë janë në varësi të tipeve. Ka disa shenja të zodiakut që kanë arsye të veçanta që i çojnë në pikën e të qarit.
Ne do t’ju tregojmë arsyet pse mund të qajnë këto shenja.
- Dashi
Dashi nuk e ka të lehtë të qajë, po në momentin që zhgënjehet nga njerëzit që do, nuk u shpëton lotëve. Kjo shenjë përpiqet të reagojë me krenari dhe t’i fshehë plagët, por raste të tilla janë ato që i bëjnë të dorëzohen në lot.
- Demi
Mund të themi që edhe për këtë shenjë, vlen e njëjta gjë. Demi kur qan mundohet të sigurohet që u ka shpëtuar të gjithë syve. Të qarat e një Demi vijnë kur ndodhin ndryshime të mëdha në jetë, ndryshime që nuk i do.
- Binjakët
Kjo shenjë derdh lot në momentet kur ndihet e braktisur dhe nga vetmia. Duke qenë se është shenjë e shoqërueshme dhe komunikuese, trishtohet nga vetvetja dhe melankolia.
- Gaforrja
Shenja e gaforres është në grupin e shenjave më emocionale. Gjithmonë përpiqet t’i japë vetes forcë, por në moment kritikash, keqkuptimesh apo gjykimeve negative e të pamerituara, dorëzohet në lot.
- Luani
Një nga shenjat më krenare padyshim që do e ketë të vështirë të qajë. Luani qan në momentin kur i duhet të pranojë se nuk mund të ketë kontroll dhe s’mund ta ndryshojë situatën në të cilën ndodhet. Ky rast mund të jetë ndarje, lamtumirë ose grindje.
- Virgjëresha
Shenja e virgjëreshës qan kur nuk ndjen veten të fuqishme. Në momentin që gjërat marrin kthesë krejtësisht të kundërt me dëshirat e saj, lotët e saj janë të pranishëm.
- Peshorja
Keqkuptimi është gjë që kjo shenjë nuk e duron dot dhe është pikërisht ky momenti kur mbytet në lot. Në momentin që ndihet viktimë e padrejtësive, peshorja nuk i kursen lotët. Ajo padyshim që përpiqet t’i shmangë, këto janë raste që nuk kanë gjithmonë sukses.
- Akrepi
Akrepi nuk është shenjë që qan shpesh, ndaj duhet të jetë ose i zemëruar, ose i rrëmbyer nga valët e kujtimeve dhe kthimi në ditët e shkuara.
- Shigjetari
Zhgënjimi është i dhimbshëm për këdo, sidomos për shigjetarin. Kur kjo shenjë nuk arrin qëllimet, lidhet pas ngarkesave dhe përgjegjësive, ndihet sikur ka çdo gjë jashtë kontrolli, mbushet në lot.
- Bricjapi
Kjo shenjë e periudhave të ftohta, qan kur nuk arrin të menaxhojë presionin e nënshtruar. Ai e gjen veten duke marrë më shumë angazhime nga ç’mund të menaxhojë dhe rrjedhimisht kur përfundon i grumbulluar me shumë gjëra, shfryhet duke qarë.
- Ujori
Në momentin që një Ujori i tradhtohet besimi, nuk ka lot që mund të shpëtojë pa dalë. Pavarësisht kësaj, është shenjë që e ka të vështirë të pranojë këtë gjë, veç rasteve kur është lënduar thellësisht.
- Peshqit
Kjo shenjë shpesh përjeton me dëshirë momentet e trishtimit, por ajo që i dhemb më shumë dhe që e vret vërtetë, është tradhtia, mosbesimi apo keqkuptimi nga personi që duan.