Site icon PrishtinaPress

Çfarë do të ndodhë sot në Kosovë?

Këto janë ngjarjet më të rëndësishme të ditës së sotshme në Kosovë.

Agjencia Kundër Korrupsionit organizon ditën e dytë të punimeve të Konferencës Rajonale Kundër Korrupsionit në të cilën do të diskutohet për deklarimin e pasurisë për zyrtarët e lartë publik. (Hotel Swiss Diamond, ora 09:00)

Instituti i Kosovës për Administratë Publike organizon ditën e dytë të konferencës ku do të diskutohet inovacioni dhe ofrimi i shërbimeve për qytetarët dhe bizneset. (Hotel International Prishtina, ora 09:30)

Mbahet mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 225, ora 10:00)

Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në hapjen e shkollës së futbollit, organizuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (Lagja e Spitalit, ish stadiumi “Ramiz Sadiku”, ora 10:00)

Kryeparlamentari Kadri Veseli merr pjesë në manifestimin tradicional “Dita e patates” (Pestovë ,  Vushtrri, ora 10:00)

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, Kryeparlamentari Kadri Veseli dhe Kryeministri Ramush Haradinaj marrin pjesë në rivarrimin e 157 dëshmorëve dhe heronjve. (Fshati Marinë, hapësirat e kompleksit, ora 11:00)

Kryetarit të Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi takohet me Kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 11:00)

Drejtoria e Bujqësisë dhe Pylltarisë në Gjilan bën shpërndarjen e fares së grurit për mbjelljet vjeshtore (Rruga afër fshatit Përlepnicë, “Te Bunari”, ora 11:00)

Në kuadër të Panairit Vjeshtor të Librit AAB 2018, do të bëhet promovimi i librit “Kosova” vëllimi VI, VII dhe VIII, i autorit Jusuf  Buxhovi  (Mjediset e Kolegjit AAB, ora 12:00)

Bëhet promovimi i Monografisë “Toka skuq e qielli nxin” e cila është monografi për masakrën e Deliajve të Abrisë së Epërme me autor Afrim Hysenaj (Biblioteka Kombëtare “Pjeter Bogdani’, ora 12:00)

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës mban konferencën për media për nder të ditës botërore të mësuesit. (Selia e SBASHK-ut në Qendrën e Studentëve, ora 12:00)

KIPRED bën prezentimin e profilit socio-ekonomik të Komunave të Regjionit të Ferizajt (Restaurant Orchide në Ferizaj, ora 13:30)

Në kuadër të Panairit Vjeshtor të Librit AAB 2018, do të bëhet promovimi i romanit “Të vdekurit e gjallë” i autorit Ibrahim Kadriu (Mjediset e Kolegjit AAB, ora 13:30)

Iniciativa qytetare Orllan dhe OJQ Sundimi i Demokracisë ne Kosovë organizojnë protestë me moton ‘Mjaft me rrënime, duam investime’ (Pika e karburantit në Orllan, ora 14:00)

Partia Socialdemokrate mban konferencë për media, ku flasin deputeti dhe anëtari i Kryesisë Dardan Molliqaj, dhe Sekretari Organizativ Naim Jakaj (Zyrat e PSD-së, në lagjen “Arbëria”, ora 14:00)

Kryeministri Ramush Haradinaj vizitë pune në Komunën e Suharekës (Objekti i Komunës në Suharekë, ora 14:00)

Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në përurimin e Shtigjeve të ecjes (Afër Palestrës Sportive në Suharekë, ora 14:20)

Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në përurimin e përfundimit të rrugës në Shirokë “N25” (Fshati Shirokë, ora 14:50)

Kryeministri Ramush Haradinaj vizion  Kompaninë Frutex me rastin e përurimit të linjës së eksportit (Rruga magjistrale Suharekë në Prizren, ora 15:30)

Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në përurimin e fillimit të punimeve në rrugën Delloc-Shterpc  (Fshati Delloc, ora 16:15)

Piktorët e njohur kosovarë organizojnë ankandin “Humanart” që u ka mundësuar artdashësve që të kontribuojnë në shërimin e Arbër Sadiku dhe Hasan Mehmeti 4 vjeç duke blerë pikturat e disa prej piktorëve më të njohur kosovarë  (“Sonder”, ora 18:00)

Organizatat CEL dhe CSGD në bashkëpunim me PRIFes dhe në kuadër të Javës së Krenarisë organizojnë shfaqjen e  filmit ‘Women Who kill’ (Qendra Kulturore dhe Informative e BE-së, ora 18:00).

Exit mobile version