Eugen Cakolli, ka reaguar lidhur me vendimin e Komunës së Prishtinës për ndryshimin e orarit mësimor në shkollat e kryeqytetit për shkak të muajit të Ramazanit, duke vlerësuar se vendimi në fjalë është ‘’gabuar’’.
Cakolli, në postimin e tij, ka theksuar edhe se, karakteri laik i institucioneve publike cenohet, kur një institucion i tillë e lidh vendimin e vet me një praktikë fetare, përcjell Gazeta Express.
‘‘Mirëkuptimi për nxënës që agjërojnë është normal. Por, ndryshimi i gjithë orarit “për shkak të Ramazanit” tregon orientim institucional sipas një reference fetare. E vendimet publike nuk duhet të mbështeten mbi referenca fetare, sepse kjo i jep politikës një terren të panevojshëm simbolik’’, ka shkruar ai.





