Site icon PrishtinaPress

Brazili nuk pret që Neymar të kthehet nga lëndimi në ndeshjen e eliminimit direkt në Kupën e Botës

Kombëtarja e Brazilit është pesimiste për rikthimin e Neymarit në ndeshjen e eliminimit direkt në Kupën e Botës.

Brazili siguroi me kohë kualifikimin në Kupën e Botës nga Grupi G, duke shënuar dy fitore, kur ka mbetur edhe një ndeshje në fazën e grupeve.

Neymar, ylli i kombëtares braziliane u lëndua në ndeshjen e parë kundër Serbisë (2:0).

Mediumi brazilian “TNTSportsBR” raporton se te Brazili janë pesimist për rikthimin e Neymarit nga lëndimi në 1/16-tën e Kupës së Botës.

Sulmuesi i PSG-së është futbollisti kryesor i Brazilit në këtë Botëror./Prishtinapress/

Exit mobile version