Site icon PrishtinaPress

Çitaku – Kurtit: Kontributi juaj në proces të vizave fillon dhe përfundon me gazin lotësjellës në Parlament

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, i ka reaguar kryeministrit Kurti për marrjen e meritave për procesin e liberalizimit të vizave.

Komisioni Europian nga viti 2018 ka rekomanduar heqjen e vizave për Kosovën, duke thënë se i ka përmbushur të gjitha kushtet. Por, procedura kishte ngecur në Këshill.

Sot kur kaloi edhe në këtë fazë, kryeministri Albin Kurti ka marrë meritat për këtë sukses.

Çitaku ka thënë se kontributi i Kurtit në këtë proces, “fillon dhe përfundon me gazin lotsjellës në Parlament”.

“Kryeministër, kriteret Kosova i ka përmbushur moti. Siç shpresoja ta kishit kuptuar së paku javën e kaluar kur çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën u hoq nga agjenda, vonesat për Kosovën, së paku nga viti 2018 janë të pajustifikueshme dhe të natyrës politike”, thuhet në reagimin e Çitakut.

Reagimi i saj i plotë:

Kryeministri në një status të gjatë në facebook duke bërë përpjekje me ia dhanë vetes meritat për liberalizimin e vizave (në vitin 2024), paska thënë të pavërteta të mëdha, duke justifikuar kështu edhe vonesat e BE për liberalizimin e vizave.

Kryeministër, kriteret Kosova i ka përmbushur moti. Siç shpresoja ta kishit kuptuar së paku javën e kaluar kur çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën u hoq nga agjenda, vonesat për Kosovën, së paku nga viti 2018 janë të pajustifikueshme dhe të natyrës politike.

E sa për kontributin tuaj në këtë proces, ai fillon dhe përfundon me gazin lotsjellës në Parlament./Prishtinapress/

Exit mobile version