Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë të ditur se për shkak të punimeve infrastrukturore, prej sot në ora 18:00, do të mbyllen për qarkullim rrugët “Fehmi Agani” dhe “Hajdar Dushi”.
Kjo bëhet për tu përgatitur terreni për në këtë pjesë të qytetit, ku nga e mërkura pritet të fillojë rregullimi i kanalizimit fekal dhe atmosferik si dhe të ndërtohet sistemi i ujësjellësit në rrugën “Fehmi Agani”.
“Njoftojmë qytetarët se punimet në këtë zonë do të përfundojnë për 60 ditë”, shkruan në njoftimin e Ahmetit.
Bëhet fjalë pra për rrugën prej Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare e cila përfundon në Sheshin Nëna Terezë.