Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Albin Kurtit dhe ministrit Hekuran Murati.
Ai tha se kryeministri Kurti i ka marrë votat më të mëdha kur është bërë sipas tij me Jugosllavi.
“Ky problem është bërë politik, kryeministri Albin Kurti pat kërku me marrë votë me Bashkim Kombëtar por s’ia arriti. Votat e mëdhaja i ka marrë kur është bë me Jugosllavi. Sa më shumë që i bën nervoz veteranët ty t’shtohen këta në prapavijë por ti e din që duhesh me ia bë argatit”, tha ai.