Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri doli jashtë Kuvendit për t’i njoftuar vetaranët e UÇK-së se seanca u ndërpre deri në orën 13:00.
Ndërsa po iu premtonte protestuesve se PDK-ja do të jetë krah tyre, njëri prej veranëve i tha “mos rrej”.
“Besdojmë që Qeveria dhe mazhoranca do të reflektojnë”, tha Tahiri, duke parlajmëruar mundësinë e gjetjes së një zgjidhjeje.
“Neve na vjen keq dhe do të jemi përkrah jush. Nuk mundet me pasë normalitet…”, tha ai.
Këtu e ndërpreu njëri nga veteranët, duke e pyetur “pse s’e kryve ti më herët?”.
“Më herët e kemi kry, kemi me e kry edhe tash”, iu përgjigj tahiri.
Veterani foli sërish.
“Mos rrej! Mos rrej!”, i tha ai.
ky diskutim u përmbyll pasi turma nisi me thirrjet “UÇK” dhe Tahiri u largua.