Site icon PrishtinaPress

Berat Rukiqi tregon a po i bashkohet LDK-së

Në media u raportua se ish-udhëheqës i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi pritet të aderojë në Lidhjen Demokratike të Kosovës së shpejti. Megjithatë këto raportime i ka mohuar për Demokracia.com, vetë Rukiqi.

Ai ka thënë se nuk po i bashkohet LDK-së.

“Nuk ka asnjë bashkim. Jam shumë komod në angazhimet e mia në Universitete dhe sektorin privat”, ka thënë shkurt Rukiqi për Demokracia.com.

Rukiqi ushtroi pozitën e kryetarit të Odës Ekonomike të Kosovës (OEK) për një mandat katër-vjeçar, nga viti 2018 deri në 2022.

Po ashtu për katër vjet, ai kishte ushtruar funksionin e kryesuesit të Bordit të Drejtoreve të KEK-ut./Prishtinapress/

Exit mobile version