Dritan Abazoviq, kryeministër në detyrë i Malit të Zi e ka cilësuar si “shpëtimtar”, presidentin amerikan, Joe Biden – pikërisht këtë deklaratë Abazoviq e ka bërë gjatë vizitës zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Vizita e tij vjen në një kohë të cilën Abazoviq e cilëson si rrezik i “rritje së influencës në Ballkanin Perëndimor”, thotë se “Biden mund ta shpëtojë rajonin nga ky ndikim”.
Por vetë Abazoviq është kritikuar për ndihmën që ia ka dhënë forcave pro ruse e serbe, sidomos me nënshkrimin e marrëveshjes me Kishën Ortodokse, më 3 gusht.
Pas asaj dite, Milo Gjukanoviq e kishte nisur iniciativën për rrëzimin e Abazoviqit. Ia kishte dalë.
Pos këtij mospajtimi, Gjukanoviq dhe Abazoviq nuk u pajtuan as për Ballkanin e Hapur.
E gjatë një interviste që Abazoviq e dha për thepavlovictoday, ka thënë se kjo ide është e mirë për bashkëpunim rajonal.
Në Samitin e Ballkanit të Hapur, i cili u zhvillua më 2 shtator në Beograd, Abazoviq tha se megjithëse Mali i Zi nuk është anëtar i plotë i Iniciativës për Ballkanin e Hapur, ai do të dëshironte që vendi i tij t’i bashkohej grupit për krizën energjetike.
Abazoviq nuk e la pa e kritikuar edhe presidentin Milo Gjukanoviq, duke e cilësuar si figurën “e korrupsionit në Malin e ZI”.
Abazoviq erdhi në pushtet përmes një qeverie të pakicës, por ishte jetërshkurtër./Prishtinapress/