Site icon PrishtinaPress

Bekim Jashari: Edhe 57000 euro grante për fermerët e Skenderajt

Bekim Jashari ka bërë të ditur që sot ka pasur një takim me përfaqësuesen e Caritas-it zviceran për Kosovëm Vera Haag Arbenz.

Jashari dhe Arbenz kanë nënshkruar një memorandum bashkëpunimi për mbështetjen dhe promovimin e prodhimtarisë bujqësore në Skenderaj.

Në bazë të kësaj marrëveshje do të përkrahen 25 fermerë të Skenderajt, ku shuma totale e granteve do të arrijë në 57000 euro.

Postimi i plotë:

Edhe 57000 euro grante për fermerët e Skenderajt

Që nga fillimi i mandatit tim, prioritet të veçantë i kam dhënë përkrahjes së fermerëve, duke shumëfishuar buxhetin për bujqësinë, i cili këtë vit sillet rreth 200 mijë euro.

Për këtë qëllim, sot kam pritur në takim përfaqësuesen e Caritas-it Zviceran për Kosovë, znj. Vera Haag Arbenz, me të cilën kam nënshkruar një memorandum bashkëpunimi për mbështetjen dhe promovimin e prodhimtarisë bujqësore në Skenderaj.

Me këtë Memorandum të Bashkëpunimit do të përkrahen rreth 25 fermerë, ku shuma totale e granteve do të arrijë në 57000 euro.

U shpreha falënderues ndaj Caritas-it Zviceran për përkrahjen që po i japin zhvillimit të bujqësisë, duke vlerësuar se investimi në bujqësi është baza e zhvillimit ekonomik të komunës sonë.

Rreth procedurave të aplikimit dhe kritereve të përzgjedhjes, fermerët do të informohen me kohë.

Exit mobile version