Site icon PrishtinaPress

Kollçaku e LVV-së: Takimi me LDK-në, mund të ndodh çdo moment, posti i kryeparlamentarit nuk duhet të paraqesë problem

Nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Kollçaku ka thënë se takimi LVV-LDK do të ndodhë shumë shpejtë, teksa ka shtuar se ky koalicion do të jetë koalicion i shpresës.

Kollçaku para mediave ka thënë se procesi i bisedimeve nuk ka qenë i lehtë.

“Ju e dini që çdo proces negociator për arritjen e një marrëveshje sidomos në këtë rast nuk është proces i lehtë dhe nuk mund të bëhet shpejtë. Krejt kjo çka po ndodhë në opinion publik nuk qëndron, ju e dini fare mirë se sa është stërzgjatur procesi zgjedhor, ju e dini kur janë certifiku zgjedhjet, pastaj e dini që presidenti priti plot në muaj e konsumoi krejt afatin kushtetues për të thirrur seancën konstituive dhe tash jemi ku jemi. Jemi ku jemi qytetarët janë lodhur dhe jemi lodhur gjithë ne. Tani po ndodhë diçka e re pas 20 vjet pas luftës, krijimi i një koalicioni i cili është quajtur i shpresës dhe ashtu ishte dashur me mbete, sepse nëse vërtete jetësohet do të sjell ndryshim, do të prek jetën e qytetarëve drejtpërdrejtë, sepse është një një ndryshim pra përfundimi i një mentaliteti qeverisës korruptive me elemente të krimit të organizuar, institucional. Nëse qytetarët e kanë parasysh ky proces nuk është i gjatë pasi LVV-ja për herë të parë ka mundësi që të qeverisë me vendin plotësisht tjetër”, ka thënë ajo, transmeton Telegrafi.

Mes tjerash, ajo ritheksoi edhe një herë se vullneti për arritjen e marrëveshjes është i dyanshëm.

“Ka vullnet të dyanshëm politik që të arrihet një marrëveshje. LVV-ja me bindje të plotë ka qenë shumë korrekte që nga fillimi, LVV-ja përkundër faktit që ka dalë e para është subjekt fitues, ka pasur një partneritet të mirëfilltë me LDK-në. Ta kemi kryeministrinë nga radhët tona edhe kryeparlamentarin, ju e dini se çështja ka ngecur në fillim tek Presidenti, ne kemi dashtë që kjo të jetë jashtë marrëveshja, ne nuk kemi pretenduar të jetë nga LVV-ja. Tani jemi ku jemi, ri konfirmojë vullnetin e dy palëve. Ne nuk e kemi përmbyllë dhe dy palët janë duke bërë maksimalisht që të ndodhë një takim. Shumë shpejt do të ndodhë, i kemi aftat kushtetuese, janë dy javë, por mund të ndodhë çdo moment”, pohoi ajo

Kollçaku tha se dy partitë do të gjejnë një zgjidhje të përbashkët për të mirën e përgjithshme, dhe se posti i kryeparlamnetarit nuk duhet të paraqes problem, pasi që është votuar nga dy partitë.

Exit mobile version