Site icon PrishtinaPress

Bastisje në 4 komuna, konfiskohen afro 1 mijë e 500 ton duhan e gjësende tjera

Dogana e Kosovës ka ndërmarr një operacion për mallrat e kontrabanduar jo vetëm nga Serbia, por vende të ndryshme.

Bastisjet janë kryer në Gjakovë, Ferizaj, Prishtinë dhe Prizren ku janë konfiskuar rreth 1500 ton duhan e gjësende të tjera. Bastisja është bërë me ndihëm e Policisë së Kosovës.

Adriatik Stavileci, zëdhënës nga Dogana e Kosovës në RTK3 tha se janë kryer 32 bastisje në katër qytete të Kosovës ku rezultuan me kontrabandë të mallrave. Ai tregoj se ky operacion është kryer me përkrahjen e Policisë së Kosovës

”Fillimisht Dogana e Kosovës ka kohë që ka qenë duke hetuar një rrejt i cili është dyshuar se kontrabandon mallra të ndryshme jo vetëm nga Serbia por nga vende të ndryshme.

Kemi dyshuar që është një rrjet që shpërndajnë mallra të ndryshme, sjellin mallra në formë të kontrabanduar dhe pastaj i shesin tutje ato duke shkaktuar evazion fiskal. Është aprovu operacioni dhe është marrë edhe prokurori më këtë çështje, i cili ka autorizu bastisjet e ndryshme në këto lokacione. Bastitsjet janë zhilluar në Gjakovë, Ferizaj, Prishtinë dhe Prizren, në këto katër qytete kemi pas rreth 32 bastisje të cilat kanë rezolut me gjetje të ndryshme, fatkeqsisht kemi gjetë edhe pesë armë të zjarrit edhe pse qëllimi i Doganave ishte të gjendet mallra të kontrabanduara por gjatë këtij operacioni kemi pas edhe përkrahjen e Policisë”, tha Stavileci.

Ai poashtu tregoi se nga ky operacion janë konfiskuar rreth 1500 ton duhan, amballazhe dhe filtera të ndryshëm.

”Gjetjet tjera në aspektet e kontrabandës së mallrave dhe janë kapur rreth 1500 ton duhan të papërpunuar, kemi kap edhe amallazhe për duhan, filtera të ndryshëm të cilët duhet të imporohen përmes rrugëve ligjore dhe duhet të ketë licensë për to. Po ashtu gjatë këtij operacioni janë konfiskuar edhe dy automjete të cilat janë përdorur për kontrabandimin e këtyre mallrave ”, tha Stavileci.

Exit mobile version