Site icon PrishtinaPress

Veseli: Dënimi i Karaxhiq konfirmon se Serbia ishte agresori i luftërave që përgjakën ish-Jugosllavinë

Gjykata e Hagës ka dënuar ish-kreun e serbëve të Bosnjës Radovan Karaxhiç me burgim të përjetshëm. Këtë vendim e ka mirëpritur kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i cili tha se është konfirmuar fakti që Serbia ishte agresori i luftrave që përgjakën ish-Jugosllavinë.

Në një postim në Facebook, Veseli ka shkruar se ky aktgjykim nuk duhet të kuptohet si mbyllje e kapitullit të drejtësisë për këto luftëra.

Më poshtë postimi i Veselit:

Aktgjykimi përfundimtar i Tribunalit të Hagës që dënon me burg të përjetshëm Radovan Karaxhiqin për gjenocidin e kryer në Bosnjë e Hercegovinë është satisfaksion moral për qindra mijëra viktima të pafajshme.

Njëkohësisht është konfirmim i faktit se Serbia ishte agresori i luftërave që përgjakën ish Jugosllavinë. Por, ky aktgjykim nuk duhet të kuptohet si mbyllje e kapitullit të drejtësisë për këto luftëra.

Në Beograd ende jetojnë të lirë shumë Karaxhiqë të tjerë, të cilët urdhëruan masakrat në Kosovë.

Ata duhet të përgjigjen para drejtësisë. Kosova nuk harron dhe kurrë nuk do të heqim dorë nga kërkimi i drejtësisë.

Exit mobile version