Site icon PrishtinaPress

Bashkëshortja e Xhevdet Pozharit, analistit pro- VV kalon në Komision për anëtare në Këshillin Prokurorial

Bashkëshortja e Xhevdet Pozharit, analistit të afërt me partinë në pushtet, Lëvizjen Vetëvendosje, ka marrë miratimin e Komisionit për Legjislacion, për pozitën e anëtarës në Këshillin Prokurorial të Kosovës (KPK), përcjell Insadjeri.

Ditë më parë, është raportuar se Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit, në mbledhjen e radhës, e cila u mbajt sot, do të shqyrtonte emrat për anëtarë të Këshillit Prokurorial të Kosovës.

Mes emrave, ishte edhe ai i znj.Emine Abdyli-Pozhari, gruaja e analistit Xhevdet Pozhari, i njohur për qëndrimet publike pro partisë në pushtet – Vetëvendosje.

Portali “Periskopi” shkruan se ka parë dokumentin ku emri i znj.Abdyli-Pozhari, ka kaluar në Komision, nën dokumentacionin e verifikimit ‘Certifikatë mbi dënimet penale’ që nënkupton se znj. Abdyli-Pozhari, nuk ka asnjë dënim në gjykatë dhe kështu, i jepet ‘drita jeshile’ për të kaluar tutje si emër, për anëtare në Këshillin Prokurorial.

Komisioni për Legjislacion që sot ka mbajtur këtë mbledhje, e kishte të tretën me radhë si pikë të rendit të ditës, çështjen në fjalë:

“3. Shqyrtimi i propozimeve për anëtarë të Këshillit Prokurorial të Kosovës nga radhët e Fakulteteve Juridike”, njoftoi sot Kuvendi i Kosovës.

Emine Abdyli-Pozhari, është propozuar me rekomandim nga radhët e Fakulteteve Juridike publike.

“3. Shqyrtimi i propozimeve për anëtarë të Këshillit Prokurorial të Kosovës nga radhët e Fakulteteve Juridike”, njoftoi sot Kuvendi i Kosovës.

Emine Abdyli-Pozhari, është propozuar me rekomandim nga radhët e Fakulteteve Juridike publike.

Partitë opozitare, PDK, LDK dhe AAK nuk morën pjesë në votim. Deputetët e shumicës votuan pro shkarkimit të Bekës.

Arsyetimi për shkarkimin e Bekës ishte se ai ka bërë shkelje etike dhe se qëndrimi i mëtutjeshëm i tij në KPK “është imazh i keq për Kuvendin e Kosovës”.

Shkarkimi i Bekës dhe rekomandimi për një pozitë anëtari në KPK i bashkëshortes së Xhevdet Pozharit, ish-këshilltarit të ministrit Arben Vitia, është ndryshimi i parë me mandat të plotë në përbërjen e Këshillit Prokurorial i cili ka 11 anëtarë.

Një synim i mëparshëm i pushtetit aktual të Lëvizjes Vetëvendosje për të ndryshuar përbërjen e Këshillit Prokurorial përmes Ligjit të ri për KPK-së ka dështuar.

Gjykata Kushtetuese e ka shpallur vitin e kaluar anti-kushtetues Ligjin për KPK-në, i cili parashihte ndryshime sidomos në përbërjen dhe përzgjedhjen e anëtarëve të këshillit.

Exit mobile version