Site icon PrishtinaPress

Ndalohen dy zyrtarë të Gjykatës së Prishtinës, dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Dy zyrtarë të Gjykatës Themelore të Prishtinës janë ndaluar nga policia.

Ata janë prangosur nga ana e Njësitit për Krime Ekonomike dhe Korrupsionit me urdhër të Prokurorit të Shtetit.

D.H dhe I.I, dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare, konkretisht për vepren penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

“Prokuroria ndaj të dyshuarve do t’i ndërmerrë veprimet e mëtejme ligjore, ndërsa ndaj kësaj çështjeje penale do të vazhdojnë të zhvillohen hetime në koordinim me Policinë e Kosovës”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Themelore të Prishtinës.

Exit mobile version