Pas mbledhjes së Kuvendit të LDK-së, ku u vendos të mos pranohet dorëheqja e kryetarit Lumir Abdixhiku, Hykmete Bajrami ka deklaruar se e respekton vendimin e Kuvendit.
Ajo theksoi se LDK është më e madhe se secili individ dhe shprehu respekt për vendimin e organit më të lartë të partisë.
‘’E kam thanë edhe më herët po e përsërisë prapë, LDK është më e madhe se secili prej nesh e respektoj vendimin e Kuvendit të LDK’së’’, ka thënë shkurtimisht Bajrami për media.





