Site icon PrishtinaPress

Avokati Gashi tregon nëse do ta mbronte juridikisht Thaçin në Hagë

Avokati Tom Gashi në një intervistë  ka rrëfyer për raportet e tij me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Gashi thotë se nuk ka prishje të raporteve me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

‘’Jo nuk ka kurrfarë prishje të raporteve me Hashim Thaçin por problem qëndron se unë nuk e pranojë Gjykatën Speciale’’, ka thënë Gashi.

Më tutje Gashi ka folur edhe për punën e tij si këshilltar ligjor në kabinetin e Hashim Thaçit.

Avokati thotë se Nasim Haradinaj dhe Hysni Gucati thotë se kanë pasur drejtë që të informojnë opinionin lidhur me pretendimet e tyre për Gjykatën Speciale.

 

 

Exit mobile version